MENU
klinika

CNN: Qyteza që i shpëtoi pandemisë

Pa covid-19; në qytetin italian, blen shtëpi me 1 euro!

11.06.2020 - 19:33

          Pandemia ka bllokuar shumë përvoja udhëtimi, përfshirë këtu dhe mundësinë për “të rrëmbyer” shtëpitë italiane me çmime të volitshme, por tani që disa vende po dalin nga karantina, trendi i shitjes së banesave për 1 euro, në këtë vend duket se do të kthehet përsëri. Dhe ujditë janë më të mira se kurrë.

Cinquefrondi – komuniteti në rajonin jugor të Kalabrisë, është vetëshpallur “fshati pa covid”, pasi i ka shpëtuar furisë së virusit. Vendasit, shpresojnë që ky status do t’i joshë blerësit e rinj të shtëpive, që tashmë ata po i hedhin në treg, për 1 euro.

Qëllimi, ashtu si destinacionet e tjera që bëjnë oferta të ngjashme, është të ndalë tendencën e shpopullimit të zonës, pasojë kjo e largimit të të rinjve në kërkim të vendeve më të mirë të punës.

Kryetari i bashkisë, Michele Conia, e konsideron kaq serioze këtë ide, sa e ka mbiquajtur me emrin e koduar: “Operacioni bukuria”. “Gjetja e pronarëve të rinj, për shumë shtëpi të braktisura që kemi, është pjesa kryesore e këtij operacioni, që e kam nisur për të rigjallëruar zonat e braktisura të qytezës tonë” – tha ai, për CNN.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drosten: Në Gjermani pak risk nga një valë e dytë COVID-19

‘Mund të ketë shpërthime lokale, nga vjeshta’

Makth... çlirim!

“Bota nën Covid-19”

Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”