MENU
klinika

Për një muaj qarkulluan miliarda euro cash

Pandemia rrit në shifra alarmante paranë informale

22.06.2020 - 08:28

Paraja informale ka pësuar një rritje rekord gjatë muajve të fundit në Shqipëri. Sipas Bankës së Shqipërisë në prill të këtij viti jashtë korporatave depozituese kanë qarkulluar 303,1 miliard lekë ose 2.4 miliard euro.

Ky është niveli më i lartë i parasë që qarkullon CASH në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit. Ndërkohë në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin vetëm 2.2 miliard euro.

Përdorimi i parasë jashtë sistemit bankar është një shqetësim i ngritur edhe më parë nga Banka Qendrore, e cila ka ndërmarrë një sërë iniciativash për formalizimin e përdorimit të lekëve por këto masa nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria renditet e fundit në rajon për sa i përket përdorimit të shërbimeve bankare. Në vendin tone rezulton se vetëm 40% e popullsisë kanë një llogari bankare duke u renditur në këtë mënyrë pas Kosovës te fundit ne rajon dhe ne botë.

Shqetësuese paraqitet situata sidomos për bizneset e vogla familjare të cilat realizojnë 93% të vëllimit vjetor të pagesave me para në dorë.

Ndërkohë, që në nivele mjaft të ulëta rezulton edhe blerja nëpërmjet kartave në dyqane apo supermarkete.

Përdorimi i parasë jashtë sistemit bankar është tregues i informalitetit të lartë në një ekonomi. Sipas eksperteve ekonomia gri është mbi 30 %. Për të formalizuar ekonominë gjatë shtatorit të këtij viti pritet të zbatohet procesi i fiskalizimit ose faturimi online. Më herët u vendos me ligj që të gjitha bizneset e vogla duhet të kishin një llogari bankare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive

"Ngrin" pagesa e kredive, për 3 muaj

Bankat nuk do kërkojnë shlyerjen e kësteve