MENU
klinika

"Nuk siguron ‘imunitetin e tufës"

Paralajmëron Fauci: Vaksina kundër COVID s’ka mbrojtje të plotë

29.06.2020 - 10:56

Njëri nga liderët e grupit punues në luftën kundër coronavirusit në SHBA, Anthony Fauci, ka deklaruar se do të ishte i kënaqur me vaksinën nëse ajo do të ishte efikase nga 70 deri në 75 për qind, duke paralajmëruar se me këtë nuk nënkupton mbrojtje të plotë – në veçanti tani kur shumë amerikanë nuk duan të vaksionohen, shkruan CNN.

Për këtë arsye, sipas Faucit, SHBA-të nuk do të fitojnë nivelin e mjaftueshëm të imunitetit të tufës, për ta luftuar dhe eliminuar pandeminë e COVID-19. Fauci ka shtuar se vaksina e cila sipas tij do të jetë efikase nga 70 deri në 75 për qind, nuk mund të sigurojë “imunitetin e tufës”.

Ai beson se ekziston një “disponim i përgjithshëm kundër shkencës, autoritetet dhe kundër vaksinës” te një numër i madh i njerëzve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Testet te njeriu në muajin prill

Koronavirusi, një vaksinë nga Shtetet e Bashkuara

"Rekomandimet e ekspertëve do të përcaktojnë hapat..."

“Kurba e koronavirusit po fillon të sheshohet”, reagon Trump

Mjeku që luftoi kundër HIV-it, SARS-it dhe Ebola-s

Ai është shpresa e amerikanëve për të luftuar Koronavirusin