MENU
klinika

Ja çfarë zbuluan shkencëtarët

Parku kombëtari i Yellowstone në rrezik!

05.06.2020 - 17:18

Supervullkani i parkut kombëtar të Yellowstone njihet për furnizimin me energji të gajzerave të famshëm, gropave të baltës dhe zjarrit, por një studim i ri sugjeron se fuqia e tij po zbehet.

Shkencëtarët zbuluan dy super-shpërthime që besohet të kenë ndodhur 8.7 dhe 9 milionë vjet më parë. Kjo tregon se vullkani gjigant shpërthente mesatarisht një herë në 500.000 vjet.

Për shkak se parku ka përjetuar vetëm dy shpërthime të ngjashme në 3 milionë vitet e fundit, ekspertët po shqetësohen se vullkani po  arrin një ulje shumë të ndjeshme.

Pavarësisht se raportet kanë parashikuar një super-shpërhtim në të ardhmen e afërt, zbulimet e reja sugjerojnë se mund të jemi 900,000 vite larg një shpërthimi të atyre përmasave.