MENU
klinika

Sot nis java e 29-të e Superiores

Partizani, shansi më i mirë për t’u “rehabilituar”

14.06.2020 - 10:07

Partizani ka shansin më të mirë për t’u rehabilituar sot ndaj Luftëtarit (17:00). Ndaj një skuadre të rënë në Kategorinë e Parë, të kuqtë kanë mundësinë më të mirë për t’u rikthyer te fitorja pas 6 ndeshjeve radhazi.

Është një mundësi edhe për trajnerin Adolfo Sormani për të vijuar në krye të stolit të Partizanit, të paktën për të mbyllur këtë sezon, kur mbeten edhe 8 javë. Më shumë se për zonën evropiane, teksa të kuqtë janë 7 pikë larg, duke hequr nga kjo garë Skënderbeun e dënuar në Europë, Partizani së pari duhet t’i largohet zonës play-out.

E ku më mirë se ndaj një skuadre pa motiv mund të arrihet fitorja. Megjithatë, kjo është thikë me dy presa, pasi gjirokastritët do të luajnë lirshëm sepse nuk ka çfarë të humbin. Çdo rezultat tjetër, përveç fitores, do të ishte fatal për të kuqtë.

Situata duket e nderë te Partizani, pasi ditët e fundit janë lakuar se dy titullarë dhe që janë pjesë prej shumë vitesh, pikërisht Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi, mund të largohen, madje zërat e merkatos i çojnë këta dy lojtarë te Tirana, rivalja e përjetshme.

Ndërsa Esat Mala pritet të largohet me parametra zero më 30 qershor, madje ka bërë kërkesë në FSHF për dokumentacionin për të qenë i lirë më 1 korrik, kur ende sezoni nuk është mbyllur. Thënë të gjitha këto, nëse nuk fitohet ndeshja me Luftëtarin, situata te Partizani do të agravohej shumë. Një vit më parë të kuqtë shpalleshin kampion, tani luftojnë për mbijetesë, ky është realiteti.

Ndeshja, ndryshe nga herët e tjera, nuk do të transmetohet në Supersport si zakonisht, por në kanalin youtube të FSHF, pasi kompania Digitalb (sipas FSHF) nuk ka shlyer detyrimet prej kohësh. Një tjetër keqardhje për tifozët e kuq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola