MENU
klinika

Plani sekret

Pas Brexit, Britania do të bashkohet me Francën?!

14.06.2020 - 16:49

BE u akuzua se po përpiqej të “fshijë Mbretërinë e Bashkuar nga harta”. Një plan për të bashkuar pjesë të Anglisë dhe Francës në një rajon të ri me flamurin e vet u ekspozua nga ministrat Konservatorë në 2011.

Sot, Kryeministri Boris Johnson do të flasë për bisedimet e Brexit, duke paralajmëruar s

e të dyja palët po shkojnë drejt asnjë marrëveshje nëse nuk ka përparim në raundin tjetër të negociatave. Sipas një raporti nga Daily Mail, Kryeministri do të përdorë një video-konferencë me figurat më të larta të BE-së për të nxitur “energji dhe angazhim” për të arritur një marrëveshje deri në fund të verës.

Ai gjithashtu do të akuzojë Brukselin se ka përdorur pandeminë e koronavirusit si një justifikim për vonesat.

Takimi vjen pasi Michael Gove përjashtoi zyrtarisht të Premten çdo zgjatje të periudhës së tranzicionit të Brexit përtej 31 dhjetorit, por ranë dakord për një vonesë gjashtë mujore për kontrollet e plota kufitare përfshirë deklaratat doganore dhe pagesa tarifore.

Ndërkohë që afati afrohet dhe tensionet rriten, raportet e zbuluara hedhin dritë në një plan të hartuar nga Brukseli në 2011 që “do të kishte fshirë MB-në nga harta”.

Nëse aprovohej, projekti do të kishte parë që Anglia e Jugut dhe Franca veriore të bashkohen në një territor të quajtur “Arch Manche” të plotë me flamurin e vet.

Ish Sekretari i Komuniteteve tha: “Ministrat Laburistë kanë bërë komplot me burokratë evropianë për të fshirë Anglinë nga harta dhe për të zëvendësuar bashkitë, qarqet dhe qytete tona historike me rajone transnacionale të euros.

“Unë synoj t’i luftoj këto plane, dhe të mbroj identitetin kombëtar dhe lokal të Anglisë nga ndërtimi i perandorisë së BE”, tha ai.

Përkthyer dhe përshtatur nga Express UK/ konica.al