MENU
klinika

Epiqendra dhe magnituda

Pas Shqipërisë, tërmet i fuqishëm në Greqi

09.06.2020 - 07:54

Një tërmet me madhësi 4,2 të shkallës Rihter është ndjerë në Greqi në orën 05:57 të mëngjesit të së martës në zonën e detit 111 km në jug të Lerapetra.

Tërmeti pati një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Kujtojmë se lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë dje rreth orës 17:20 në Tiranë, Durrës dhe në zonat përreth.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4,5 i shkallës rihter, sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, ndërsa thellësia ishte vetëm 2 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në veriperëndim të Shijakut dhe 38 kilometra në veriperëndim të Tiranës.