MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Përse duhet bërë analiza e P.S.A.?

19.06.2020 - 09:16

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përse duhet bërë analiza e P.S.A.?

Mjeku: P.S.A. (antigeni specifik prostatik) është një test gjaku që shërben për të zbuluar prezencën e kancerit në prostatë. P.S.A. është një enzimë që prodhohet në sasi të vogla edhe nga prostata e shëndoshë. Studimet kanë treguar se kjo enzimë prodhohet në sasi të vogla edhe nga qelizat e kancerit të prostatës dhe sekretohet në sasi në nivele të ndryshme në gjak. Përcaktimi i nivelit të P.S.A, si dhe të dhënat që marrim nga ekzaminimi me gisht i prostatës, janë vendimtare në diagnostikimin e kancerit të prostatës, sidomos në stadet e hershme të tij, kur nuk kemi shenja klinike për prekje nga kanceri i prostatës.

P.S.A. në nivelet 4-10 mg/ml (norma 0-4 mg/ml) është një tregues që flet për prezencën e kancerit të prostatës nga 20 deri 50 % të rasteve të ekzaminuara. Nivelet e P.S.A nga 4 deri në 10 konsiderohen në kufijtë e normës, ndërsa kur P.S.A. është mbi 10 mg/ml është një tregues që flet për prezencën e kancerit në prostatë. Faktorë të ndryshëm ndikojnë në uljen apo në rritjen e P.S.A. në gjak. Është provuar se marrja e preparatit të proskarit te personat me prostatë të rritur jep një ulje artificiale të P.S.A. Me rritjen e moshës kemi një farë tendence për një rritje edhe të nivelit të P.S.A në gjak sipas grupmoshave.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.