MENU
klinika

Mos e humbni!

Po afron eklipsi i “Hënës luleshtrydhe”, kur do mund ta shikoni

01.06.2020 - 15:50

Për pak ditë do të ndodhë eklipsi i “Hënës luleshtrydhe”, duke bërë që të asistojmë në një fenomen të rrallë.

Eklipsi do të ndodhë në 5 qershor, dhe do të nisë në orën 19.46 për të kulmuar me fazën maksimale në 21.25.

Eklipsi është emërtuar i “Hënës luleshtrydhe”, sipas legjendave të shpërndara brez pas brezi, bazuar në periudhën e korrjes më të mirë të këtij fruti, me një eklips spektakolar të Hënës.

Me një eklips të Hënës nënkuptohet se situata astronomike në të cilën Toka qëndron saktësisht midis Hënës dhe Diellit, duke parandaluar që kjo e fundit të ndriçojë sipërfaqen e Satelitit. Flitet për eklipsin penumbral kur Hëna në të vërtetë hyn vetëm konin e hijes të shkaktuar nga prania e Tokës. Edhe eklipsi i 5 qershorit do të jetë penumral dhe do të ndodhë menjëherë pas perëndimit të diellit, kur Hëna do të fillojë të rritet.

Ju mund ta shikoni eklipsin hënor me teleskop, por edhe me sy të lirë. Një muaj më vonë, më 5 korrik 2020, do të jemi në gjendje të dëshmojmë një eklips tjetër të Hënës: koha maksimale e eklipsit është planifikuar për në 6:30 të mëngjesit.

Edhe më 30 nëntor 2020 do të ndodhë një eklips tjetër hënor, por ai nuk do të jetë i dukshëm në vendin tonë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”