MENU
klinika

Serie A, Java 25

“Poker” i Atalantës, Champions edhe më pranë

21.06.2020 - 20:33

Atalanta e ka rinisur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar 4-1 në shtëpi ndaj Sassuolos dhe duke shkuar gjashtë pikë para Romës, në vend të të katërt, i fundit që të con në Europë.

Ka qenë ylli i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti që i ka hapur rrugë tores së ekipit të Gasperinit duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 16-të. Protagonist edhe Zapata me një dygolësh (31′,66′), ndërsa goli tjetër i vendasve ka qenë autogol i Bourabia (37′, autogol), i cili e ka shlyer gabimin në fundin e ndeshjes, duke realizuar golin e nderit për miqtë.

Kështu, Atalanta ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt kualikimit në edicionin e ardhshëm të Champions League duke përforcuar vendin e katërt në renditje. Gjimshiti me shokë janë në kuotën e 51 pikëve, gjashtë larg Roma-s së vendit të pestë dhe tre larg Inter-it të vendit të tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN