MENU
klinika

Masat anti-Covid-19

Protokolli i US Open, Serena nuk do që të luajë

15.06.2020 - 12:02

Pas Rafael Nadal, Nick Kyrgios e Novak Djokovic, që janë shprehur të pasigurtë për pjesëmarrjen në US Open (nis më 31 gusht) edhe Serena Williams mund të mos marrë pjesë në grand slam-in amerikan. Idhulli amerikan i tenisit po mendon të mos luajë në turneun e shtëpisë për shkak të koronavirus.

Rregullat e rrepta të sigurisë që kanë vendosur organizatorët e turneut nju-jorkez mund ta shtyjnë “panterën e zezë” të marrë këtë vendim. Tenistët nuk pranojnë sidomos rregullin që duhet të kenë pranë vetëm një person të stafit me vete, çka do të thotë që Serena duhet të qëndrojë të paktën 20 ditë larg vajzës së saj (3 vjeçe).

Serena and Venus William US-Open

“Mendoj se Serena dëshiron të luajë në US Open, por me këto rregulla nuk e di se si mund të luajë. Përveç stafit të saj ajo mendon edhe për vajzën, pasi nuk mund të qëndrojë kaq gjatë larg saj. Gjithsesi, ditët në vijim do të marrim një vendim, duke parë se organizatorët e US Open nuk tërhiqen nga ideja e tyre”, – tha Patrick Mouratoglou, trajneri i Serena Williams.