MENU
klinika

Përjashtohet Vjosa Osmani?

Qeveria e re, LDK dhe AAK kanë gati emrat e ministrave

01.06.2020 - 07:59

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se dekreti i Presidentit Thaçi për t’i dhënë mandatin për krijimin e qeverisë Avdullah Hotit, LDK pritet të mblidhet të hënën për të bërë të ditur emrat e ministrave.

AAK e Ramush Haradinaj i ka zyrtarizuar ministrat që do të jenë nga kjo parti, ndërsa edhe Nisma ka përmendur disa emra që do të kenë poste ministri.

Burime të mediave kosovare bëjnë të ditur se në qeverinë e re nuk do të ketë vend për Vjosa Osmanin, e cila ka dalë kundër partisë për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, dhe rrugët e saj me LDK-në janë drejt ndarjes.

Këta pritet të jenë emrat e ministrave të qeverisë Hoti:

Emrat LDK-së:
-Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër
-Ministrja aktuale e arsimit, Hykmete Bajrami, pritet të udhëheqë ministrinë e Financave
-Vlora Dumoshi, mbetet në ministrinë e Kulturës
-Agim Veliu kthehet në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, i shkarkuar nga Kurti.
-Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit
-Armend Zemaj, ministër i Bujqësisë
-Ministri aktual i Bujqësisë, Besian Mustafa, pritet të kalojë në ministrinë e Integrimeve Evropiane
-Anton Quni, ministër i Mbrojtjes (ministri e diskutueshme me AAK-në)
-Ministrinë e Shëndetësisë, Valbon Krasniqi.

Emrat e AAK-së:
-Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër
-Meliza Haradinaj, ministre e Punëve të Jashtme
-Selim Selimi, ministër i Drejtësisë
-Blerim Kuqi, ministër i Zhvillimit Ekonomik
-Ramë Lika, ministër i Arsimit

Emrat e NISMA-s:
Durim Limaj,
Skënder Reçica,
Mevludin Krasniqi.