MENU
klinika

Nga Pediatria tek Kardiologjia, ja cilat janë...

QSUT po infekton Shqipërinë, në 6 shërbime, personel dhe pacientë me COVID-19

11.06.2020 - 14:21

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë duket se është kthyer ditët e fundit jo vetëm një vatër e nxehtë e koronavirusit, por po përhap Covid-19 në shumë qytete të Shqipërisë.

Të enjten Ministria e Shëndetësisë raportoi për 9 persona të rinj nga radhët e bluzave të bardha të prekur nga Sars CoV 2, të cilat mësohet se janë në QSUT.Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një intervistë për Abc news rendit faktorët që mendon se kanë ndikuar në këtë situatë.

“Nëse ka një protokoll ai nuk është respektuar. Duke filluar nga veshjet mbrojtëse, maskat, higjiena, kontakti. Ka caluar, do thoja që ka qenë defektoze respektimi i masave nga ana e bluzave të bardha. Nuk flas dot tani, është e rëndësishme të bëhen analizat dhe të dalin konkluzionet se rasti po hetohet. Unë nuk besoj se ky është justifikim, nuk të detyron askush të hysh në spital pa maskë. Unë e mendoj përgjegjësi personale”, është shprehur mjeku.

Burimet thanë për ABC News se të paktën në 6 shërbime spitalore, ka persona të infektuar. Bëhet fjalë për Kardiologjinë, Hematologjinë, Gastrohepatologjinë, Urgjencën, Pediatrinë dhe Mjekësinë Interne.

 

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!