Java 31 e Bundesliga-s ka dhuruar spektaklin e radhës, por për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, do të mbahet mend kjo ditë. Ai ka thyer rekordin për ndëshkimin e më shumë kartonëve të verdhë gjatë një sezoni në Bundesligë, plot 17 të tillë në 27 ndeshje.
Mesfushori shqiptar u ndëshkua edhe në sfidën e sotme ndaj Werder Bremen në minutën e 32′, ndërsa Paderborni humbi 1-5 në shtëpi dhe tashmë thuajse është i rënë nga kategoria.
Për Bremen, Rashica humbi penallti në minutën e 17-të. Të dy shqiptarët u zëvendësuan në pjesën e dytë. Një fitore me mjaft vlerë për Bremen që mund të shpëtojë nga rënia direct në javët e fundit.
Ndërsa Dortmund ka fituar në kohën shtesë ndaj Dusseldorf në transfertë 0-1. Golin e vetëm e shënoi Haaland në 95’. Një rezultat që nuk mund të shpallë kampion Bayern Munchen kampion nëse fiton në shtëpi në ndeshjen e mbrëmjes ndaj Monchegladbach.
Ndeshjet e tjera dhanë këto rezultate: Koln-Union Berlin 1-2, Hertha Berlin-Eintracht Frankfurt 1-4 dhe Wolfsburg-Freiburg 2-2. Në Bundesligë mbeten edhe 3 javë deri në fund.