MENU
klinika

Bundesliga, java 31

Dy gola të Olmo në dy minuta, triumfon Leipzig

12.06.2020 - 21:24

Duket se nuk do të jetë problem pjesëmarrja në Champions League për sezonin e ardhshëm për Leipzig, teksa me fitoren e sontme 2-0 në fushën e Hoffenheim, përforcon pozitat në vendin e tretë, me 6 pikë para dy ndjekësve kur mbeten edhe 3 javë deri në fund të Bundesliga-s.

Heroi i mbrëmjes ishte Dani Olmo, teksa Leipzig e bleu në merkaton e janarit nga Dinamo Zagreb. 22-vjeçari menjëherë është përshtatur me skuadrën e tij dhe po lë gjurmë. Spanjolli shënoi 2 gola në 2 minuta, fillimisht në të 9′ e më pas në të 11′. Kaq për pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Hoffenheim u mundua të hynte në lojë, ndërsa Werner me shokë mund të kishin ndëshkuar ekipin vendas në disa raste në kundërsulm. Hoffenheim humb një tjetër mundësi për t’iu afruar zonës së Europa League.