MENU
klinika

Serie A, Java 25

Rifillon edhe Serie A, Torino dhe Parma në paqe

20.06.2020 - 20:32

Serie A është rikthyer sot pas më shumë se 100 ditësh. Ka rinisur me një ndeshje të prapambetur, pikërisht Torino-Parma, e përfunduar në barazim 1-1, një pikë që vlen më shumë për miqtë se sa për vendasit, që ende rrezikojnë rënien.

Të dy golat e ndeshjes së luajtur në Olimpico të Torinos janë realizuar në pjesën e parë. N’Koulou ka kaluar në avantazh Demat në minutën e 15-të me një goditje të bukur me kokë.

Parma ka reaguar në minutën e 31-të me Kucka, i cili është ndihmuar edhe nga portieri Sirigu, që mund të kishte bërë një punë më të mirë pas gjuajtjes jo shumë të fortë të ish-milanistit.

Torino ka pasur shansin më të mirë për t’u kthyer në avantazh dhe për të marrë tri pikë në minutën e 48-të të pjesës së dytë. Arbitri Irrati ka akorduar një penallti për vendasit është paraqitur Belotti, i cili është ndalur nga Seppe. Parma ka shkuar në 36 pikë, tre larg zonës europiane të renditjes, ndërsa Torino mbetet në vendin e 15-të me 28 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN