MENU
klinika

Do të përdorin kursimet për të mbijetuar...

Sfidat e bizneseve pas COVID-19

08.06.2020 - 11:46

Situata e krijuar nga Covid-19 ky gjysma e bizneseve ulën qepenat dhe pjesa tjetër funksionoi me kapacitet të përgjysmuar i ka vendosur subjektet përballe sfidave të rigjenerimit. Sipas raportit të Bankës Botërore, ulja e kërkesës për mallra dhe shërbime është sfida më e madhe me të cilat po përballen bizneset aktualisht.

Referuar draftit, 25 përqind e të anketuarve përmendin mungesën e klientëve si sfidën numër një. Ky shok i kërkesës është më i spikatur në sektorin e shërbimeve me 27 përqind dhe ndërtim 26 përqind sesa në prodhimtari me 16 përqind apo bujqësi 17 përqind.

Nga ana tjetër, përkundër mungesës së likuiditetit si një problematikë serioze që po hasin sipërmarrjet në vend, për të siguruar vazhdimësinë në treg, rreth 69 përqind e bizneseve kanë planifikuar të përdorin rezervat e tyre të të ardhurave ose të shkurtojnë kostot, ndërsa vetëm 20 përqind planifikojnë të marrin kredi bankare si opsioni e tyre të parë.

Nga ana tjetër, furnizimi nuk konsiderohet një problematikë aq e madhe sa kërkesa, por sfidat në lidhje me këtë kanë të bëjnë me vështirësi në organizimin e aktiviteteve të punës dhe uljen e produktivitetit në punë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jaka: Nëse ndërhyrja do ishte eficiente...

“Biznesit i duhet pesë vjet për të marrë veten”

Guvernatori Sejko: Kriza më e thellë në 20 vjet

“Bankat të shtyjnë afatin e kredive”