MENU
klinika

Merkel paralajmëron

SHBA po heq dorë nga roli i saj por…

28.06.2020 - 14:52

Gjatë një interviste të fundit me një grup prej gjashtë gazetash evropiane, kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se Evropa duhet të rivlerësojë marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara nëse SHBA. nuk është e gatshme të mbajë përgjegjësitë e saj si një fuqi globale.

Analistët e shohin atë si një shenjë të një përmbysjeje në SHBA, marrëdhëniet me aleatët e saj tradicional evropian si Gjermania.

“Ne u rritëm duke e ditur që Shtetet e Bashkuara donin të ishin një fuqi botërore,” tha kancelarja gjermane. “Nëse Shtetet e Bashkuara tani dëshirojnë të tërhiqen nga ai rol, ne do të duhet të reflektojmë për këtë.”

Presidenti amerikan Donald Trump ka pasur marrëdhënie jo dhe aq të mirë me Merkel në të kaluarën.

Presidenti amerikan tha në 15 qershor se ai do të përgjysmojë numrin e trupave amerikane në Gjermani sepse Berlini është “delikuent” në kontributet për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe i trajton Shtetet e Bashkuara “keq” në tregti.

Në intervistë, Merkel tha se prania ushtarake amerikane në Evropën qendrore ishte në interesin vetjak të SHBA-së.

“Trupat amerikane në Gjermani ndihmojnë për të mbrojtur jo vetëm Gjermaninë dhe pjesën evropiane të NATO-s, por edhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha kancelari.

Duke folur për shpenzimet ushtarake të Gjermanisë, Merkel tha: “Ne në Gjermani e dimë se duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtje; kemi arritur rritje të konsiderueshme vitet e fundit, dhe ne do të vazhdojmë në atë rrugë për të forcuar aftësitë tona ushtarake”.

Merkel ka refuzuar ftesën e Trumpit për një samit të propozuar të G7 në Uashington, duke thënë se pjesëmarrja e saj personale nuk mund të sigurohet për shkak të situatës pandemike.

Ndërkohë, Merkel përmendi gjithashtu marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se ajo do të duhet të “jetojë me pasojat” e Boris Johnson, që nuk ka rënë dakord për të mbajtur lidhje të ngushta ekonomike me BE-në pas Brexit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si e shkatërroi besimin

“Kina e ka humbur Europën…”

Ja përse Merkel duhet të largohet

“Zemra e Evropës” duhet të rrahë më shpejt!