MENU
klinika

Epoka e artë e mjeshtrit

Shitet autoportreti i jashtëzakonshëm i Rembrandtit

08.06.2020 - 15:56

       Një prej tre autoportreteve të Rembrandtit, do të shitet në ankad nga ”Sotheby’s” në fund të korrikut për 12-16 milionë sterlina, njoftoi sot shtëpia e ankandeve.

Tabloja me përmasat 15×20 centimetra, nënshkruar dhe datuar në vitin 1632 nga mjeshtri i madh flamand, përfaqëson atë në moshën 26-vjeçare, me veshje të zezë, kapelë dhe një jakë të madhe me dantellë të bardhë.

Sipas George Gordon i ”Sotheby’s”, veshja zyrtare, e pazakontë në mesin e dhjetëra portreteve të artistit, sugjeron që ai mund të ketë dashur të tregojë veten në ditën e tij më të mirë, ndërsa ai ishte në oborr me atë që do të bëhej muza dhe gruaja e tij, Saskia, me qëllim për të bindur prindërit, se ai ishte në rrugën e duhur.

Realizuar menjëherë pasi u vendos në Amsterdam, tabloja gjithashtu mund të shërbejë si një kartëvizitë dhe t’u tregojë klientëve të tij të mundshëm, epokën e lulëzimit të piktorit.

“Tabloja, ishte realizuar në një kohë shumë të shkurtër”, – theksoi Gordon, sepse sfondi ende nuk kishte mbaruar së thari, kur artisti kishte hedhur nënshkrimin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ungjilli i Judës

Kush Kallëzoi Krishtin?

Leonardo “ingenium”

Kryemjeshtri i artit


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen