MENU
klinika

Një ilaç natyral, e pasur me vlera ushqimore

Si mund të përdoret çaji i luleradhiqes kundër problemeve shëndetësore

29.06.2020 - 08:10

Luleradhiqja është një nga barishtet më të mira për shëndetin e njeriut. Ajo ka aftësi të forta shëruese për organizmin dhe është e pasur me vlera ushqimore. Ekspertët e mjekësisë popullore e konsiderojnë si një shëruese të fuqishme që pastron gjakun, zgjidh problemet me tretjen dhe parandalon gurët në tëmth.

Barishtja e luleradhiqes plotëson 55% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K dhe 112% të nevojës ditore për vitaminë A. Luleradhiqja rekomandohet gjerësisht nga ekspertët e mjekësisë popullore edhe kundër dhimbjeve të kokës dhe të ciklit menstrual për femrat. Këto dhembje zakonisht trajtohen me medikamente farmaceutike, që shpesh kanë efekte anësore në organizëm.

Receta e tonikut është shumë e thjeshtë në përgatitje dhe nuk ju ha shumë kohë. Pija e përftuar është freskuese dhe e shijshme. Ajo jep efekt të shpejtë kundër dhimbjes së kokës dhe migrenës, por edhe hidraton organizmin.

Përbërësit:
200 gramë me luleradhiqe të freskëta
1 lugë gjelle me mjaltë
Lëngu i tre limonëve të shtrydhur
2 litra ujë.

Përgatitja:
Vendosini barishtet në një kanë dhe mbulojini me ujë. Shtoni lëngun e limonit dhe përziejini së bashku. Më pas shtoni mjaltin për një shije të ëmbël. Kanën vendoseni në frigorifer për 2 orë.

Përdorimi
Përpara se ta servirni, kullojeni lëngun që të hiqni lulet. Limonada duhet të pihet dy herë në ditë kundër dhembjes së kokës dhe 3 herë në ditë kundër dhembjeve të ciklit.