MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të ulen gazrat e trupit?

30.06.2020 - 09:17

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si mund të ulen gazrat e trupit?

Mjeku: Dieta: përsa i përket dietës rekomandohet marrja e ushqimeve që shkaktojnë më pak gaz. Por kjo për disa njerëz do të thotë ndërprerje e ushqimeve të shëndetshme si: frutat dhe zarzavatet, drithrat, qumështi dhe produktet e tij. Mund të sugjerohet limitimi i ushqimeve të pasura me yndyrë pasi kjo e ndihmon stomakun të boshatiset më shpejt duke lejuar gazet të kalojnë në intestinin e hollë.

Fatkeqësisht sasia e gazit që prodhohet nga marrja e ushqimeve të ndryshme ndryshon nga një person te tjetri.

Medikamentet : janë të nevojshme për të ndihmuar reduktimin e simptomave duke përfshirë antiacidet me simetikonë dhe karbon aktiv që ndikojnë në përthithjen e gazrave të pranishme në lumenin e zorrës por edhe në stomak. Po kështu enzima digjestive si suplementet e laktozës ndihmojnë digjestionin e karbohidrateve dhe mund të lejojnë njerëzit të konsumojnë normalisht ushqime që shkaktojnë gaz.

Antiacidet si Maalox II, Di-gel, Maalox plus përmbajnë simetikone i cili është një agjent shkumëzues që bashkon fluskat e gazit në stomak duke ndikuar që ky gaz të jetë më i lehtë për t’u nxjerrë. Megjithatë këto medikamente nuk kanë efekt në gazin intestinal (që ndodhet në zorrë)

Doza e rekomanduar është 2-4 lugë e preparatit me simetikon ½ – 2 orë pas ushqimit.Tabletat e karbonit aktiv mund të japin përmirësim të gazrave në zorrë. Studimet kanë treguar se kur merret para dhe pas ushqimit karboni aktiv çon në reduktim të gazrave. Dozat e rekomanduara janë 2-4 tableta para ngrënies dhe 1 orë para ushqimit.

Enzima laktaze që ndihmon digjestionin e laktozës është e vlefshme dhe gjendet në formë lëngjesh ose tabletash si Lactacid, Lactraze.

Rekomandohen medikamente që ndihmojnë reduktimin e simptomave veçanërisht për persona me çrregullime të motilitetit intestinal siç është IBS ( sindromi i zorrës së irrituar).

Medikamente prokinetike si metoclopramidi (reglan) mund të lëvizin gazin nga trakti gastro-intestinal me shpejtësi.

Vetë personat që vuajnë fryrjen abdominale nga gazrat duhet të kujdesen për reduktimin e ajrit të gëlltitur dhe këto përfshijnë eleminimin e çamcakizave, eleminimin e cigareve, ngrënien dhe pirjen e ngadaltë sidomos jo me shishe sepse sasia e ajrit të gëlltitur është më e madhe dhe eleminimi i ushqimeve me përmbajtje karbohidratesh.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.