MENU
klinika

Ku do gjejnë siguri qytetarët?!

Siguria ushqimore/ Inspektimet e AKU-së nuk e garantojnë!

10.06.2020 - 11:57

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, është institucioni kyç që duhet kujdeset për cilësinë  e ushqimit që vjen në tryezën tonë. Bert Lili, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së thotë se numri i lartë i inspektimeve dhe gjobave nuk garanton siguri ushqimore.

“Inspektimet e bëra në periudhën e fundit janë 14405 të tillë, kemi 60 gjoba dhe 499 paralajmërime për të arritur standardet e duhura”, shprehet Lili.

Ushqimet me origjinë shtazore ne vendin tonë jo gjithmonë janë të sigurta për t’u konsumuar.

“Gjithmonë në sektorin e ushqimit problemi është sektori i produkteve me origjinë shtazore. Është sektori që duhet kontrolluar monitoruar për të arritur gjurmueshmërinë si dhe standarde më të larta”, sqaron Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së. Ligji i ri i Veterenarisë pritet të përmirësojë cilësinë e ushqimeve me origjinë shtazore.

“Ligji i Veterinarisë i sapomiratuar në Kuvend bën të mundur vaksinimin falas të gjithë bagëtive dhe matrikullimin e tyre; për këtë arsye shtohen 400 veterinerë si trup inspektuese”.

"Absurditet që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona"

Rama nga Athina kërkon shfuqizimin e ‘ligjit të luftës’ me Greqinë

Rama: Jo të gjitha dallimet janë sheshuar!

“Greqia sot është e juaja, saç është edhe e grekëve”

Mesazhi i ministres Elisa Spiropali nga Athina

“Me grekët zemërgjerë ndamë bukën e kripën”

"Dëshiron të provokojë Greqinë, por nuk do t’ia dalë"

Edi Rama në Athinë, Fredi Beleri mesazh nga burgu