MENU
klinika

U komunikohet akuza personave të arrestuar

SPAK mbyll hetimet për grabitjen e Rinasit

12.06.2020 - 10:25

Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit te Organizuar mbyll hetimet për grabitjen e 9 prillit 2019 në Rinas.

SPAK u ka komunikuar akuzën personave të arrestuar për këtë ngjarje dhe pritet që dosja të shkojë në gjykatë për seancë paraprake. Organi i akuzës ka marrë të pandehur, Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veselin, Elton Piklin, Renaldo Sulen, Alkond Bengasin.

Ndërsa për Ragip Hajdinin i njohur si daja nga Kosova i cili ndërroi jetë të martën në spitalin e Traumës do të pushohet akuza.

SPAK ka cilësuar si kreun e grupit kriminal Admir Muratin qe u vra ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë. Në kërkim vazhdon të jete Talo Çela për të cilin ka masë sigurie në mungesë.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, do të vendose nëse çështja do të kaloj për gjykim, do të pushojë akuzën ose do ta kthej për rihetim.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci