MENU
klinika

Sfida kundër COVID-19

Tritan Kalo: Rimbyllja është e pamundur, ja si duhet të ecim përpara…

13.06.2020 - 09:07

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, është kundër rimbylljes së jetës dhe të gjitha aktiviteteve, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Mjeku Kalo thekson në një postim në “Facebook” se rimbyllja është e padëshirueshme dhe e pamundur, por ecja e kujdesshme përpara është plotësisht e mundur.

Mesazhi i Tritan Kalos:

Nga sfida e përditëshme me Covid-19…..RIMBYLLJA e padëshirueshme dhe e pamundur, por ECJA e KUJDESËSHME përpara është plotësisht e mundëshme….OKSIGJENIMI i trurit dhe i trupit pas uljes së vrullit të Sars-Cov2/Covid-19 nëpërmjet kufizimeve të imponuara, DUHET të na bëjë në VIJIMËSI të reflektojmë dhe të veprojmë me moton: “JETA e gjithkujt është shumë e shtrenjtë, e domozdoshme për Shoqërinë tonë.”….NËNVLERËSIMI i vetëndërgjegjësimit, i mirësjelljes në publik, i distancimit fizik, i higjenës personale dhe asaj kolektive, i aktivitetit fizik në mjedise të hapura, i mbajtjes së maskave në mjedise me prani të shumë individëve në to, i kufizimeve të grumbullimeve kur këto nuk janë një domozdoshmëri jetësore, i hidrimit dhe i ushqimit të shëndetshëm dhe sipas mundësive, solidariteti me njerëzit në nevojë, i RESPEKTIMIT të vetëvetes POR edhe i të tjerëve që gjallojnë rreth teje e sidomos ulja e përkujdesit ndaj të moshuarve, SJEDHIN për pasojë edhe shtimin e mundësive për tu infektuar nga Sars-Cov2/Covid-19….

Të mendojmë dhe të punojmë vetëm e vetëm për të ARDHMEN tonë dhe të fëmijëve tanë….UDHËN e theqafjes/gurbetit kurdoherë e kemi të hapur, POR “guri i rëndë në vend të vet”…PPP-ja shpirt dhe vendmbrothësuese DUHET të jetë dhe të mbetet vetëm PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESINALIZMI prej gjithkujt, për çdo çast dhe kudo….AJO çka i lëmë vendit dhe brezave është vetëm e vetëm mbrothësimi i tyre….AJO çka gjithkush len pas vetes është vetëm e vetëm emri i mirë, dobiprurja për ecurinë e pjesëzës socio-ekonomike për të cilën ai/ajo ka kontribuar….KËRKIMI me çdo mjet e formë i PROTAGONIZMIT dhe i IDENDITETIT të munguar socio-profesional sidomos në këto kohë, sjedh vetëm e vetëm kokëdhimbje e konfuzion për publikun, si dhe zbehje apo zhbërje të profesionalizmit të gjithsecilit prej nesh….Na dëgjoni, na besoni, na mirëkuptoni dhe bashkëpunoni me NE, për tu përballur me këtë sfidë të Sars-Cov2/Covid-19, dhe jo vetëm….PËR të sotmen dhe të ardhmen tonë!!!