Duket se NBA është vënë në dyshim për të rifilluar më 31 korrik, sipas programit të përcaktuar. Kjo pasi nga rezultatet e testimit të 302 basketbollistëve, 16 prej tyre janë pozitivë. Deri më tani njihen emrat e disa prej të infektuarve me Covid-19, siç janë Nikola Jokic (Nuggets) dhe Malcolm Brogdom (Pacers).
Të 16 basketbollistët në fjalë do të duhet të karantinohen për 14 ditë, para se të kalojnë testet e reja dhe të rivlerësohen nga ana shëndetësore, për të parë nëse mund të luajnë në turneun e Orlandos, që pritet të startojë në kompleksin “Disney” nga 31 korriku.
Në fund të qershorit, sipas protokollit të vendosur nga NBA, 22 skuadrat që do të marrin pjesë në Orlando duhet të udhëtojnë drejt Floridas për të lluar përgatitjet parsezonale, para se të rillojë kampionati. Por kjo situatë ka komplikuar gjithcka.