Presidenti Donald Trump i tha mijëra mbështetësve të tij se i ka kërkuar zyrtarëve të ngadalësojnë tesimet për koronavirusin, duke i quajtur “thikë me dy presa” që kanë sjellë zbulimin e më shumë rasteve. Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë testuar tashmë 25 milionë njerëz, më shumë se çdo vend tjetër në botë.
“Kur bën testime në këtë përmasë, do zbulohen më shumë njerëz, më shumë raste. Për rrjedhojë, i kërkova administratës të ulë testimet”, tha Trump në mbledhje partiake në Tulsa, Oklahoma, ku shumica e mbështetësve të tij nuk kishin vendosur maska.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se Trump po bënte shaka për ngadalësimin e testeve. Presidenti tha se veprimet e tij për të ndaluar udhëtuesit nga Kina dhe Europa kanë shpëtuar “qindra mijëra jetë”.
Por ai shtoi se lajmet “fake” nga mediat nuk i kanë dhënë meritë për “punën fenomenale” që sipas tij, ai ka bërë në kundërpërgjigje të pandemisë. Shumë shtete amerikane kanë raportuar rritje shqetësuese të rasteve me koronavirus, kryesisht në Jug dhe Perëndim, ndërkohë që Trump ka mbajtur mbledhjet më të mëdha në ambjentet e brendshme, në muaj.
Ekspertët shëndetësorë thonë se rritja e testeve diagnostikues përbëjnë për një pjesë të rritjes së rasteve, por jo të gjitha.
Ata e quajtën gjithashtu një mjet tejet të rëndësishëm për të lufutar sëmundjen. Në komentet e tij, Trump përdori terma si “Kung Flu” dhe “virusi kinez, për Covid-19. “Ky emër po largohet gjithnjë e më shumë nga Kina, në vend që të quhet virusi kinez”, tha ai.