MENU
klinika

Krijuar posaçërisht për mikrogravitetin

Tualet për astronautët/ Ja sa ofron NASA për idenë më të mirë

29.06.2020 - 16:53

NASA të enjten nisi një fushatë duke ofruar 20,000 dollarë për personin që vjen me dizajnin më të mirë për tualete hapësinore përpara fluturimit të agjencisë 2024 në Hënë.

Agjencia lëshoi njoftimin e saj në HeroX, një platformë ku organizatat mund të përdorin shërbimin e publikut për të gjetur “zgjidhje inovative” për problemet komplekse.

Ndërsa tualetet hapësinorë janë tashmë në përdorim në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), ato janë krijuar posaçërisht për mikrogravitetin, do të thotë që njerëzit dhe objektet duket të jenë ‘pa peshë’, shkruan NY Post.

Por një mision në Hënë do të kërkonte një dizajn të veçantë për tualetet e anijes për të punuar me gravitetin hënor, që është afërsisht një e gjashta e gravitetit të Tokës.

kolana e librave

Dizajni për tualetin në hapësirë ëduhet të përmbajë specifikime të caktuara.

Për shembull, ajo duhet të peshojë më pak se 15 kilogramë në gravitetin e Tokës, të konsumojë më pak se 70 vat fuqi dhe të jetë e përshtatshme për të dy gjinitë.

Agjencia po ofron një çmim për vendin e parë, të dytë dhe të tretë. 20 mijë dollarë për vendin e parë, 10 mijë për vendin e dytë dhe pesë mijë për vendin e tretë.

Afati i paraqitjes është 17 gusht dhe fituesi do të shpallet më 30 shtator.