MENU
klinika

Epidemiologia del me deklaratë të fortë

U tha se koronavirusi është dobësuar, po ja çfarë po paralajmëron OBSH

02.06.2020 - 09:18

Organizata Botërore e Shëndetësië ka hedhur poshtë se koronavirusi është drejt zhdukjes, duke përgënjeshtruar lajmin që po qarkullon së fundmi se fuqia e koronavirusit është dobësuar.

Këto dyshime lindën pas deklratës së një doktori në Itali ditën e dielë, i cili tha se virusi është bërë më pak vdekjeprurës.

Madje, profesori Alberto Zangrillo, kreu i njësisë së terapisë intensive në spitalin “San Raffaele” në Lombardi u shpreh se “koronavirusi klinikisht nuk ekziston më”.

kolana e librave

Por ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e kanë hedhur poshtë këtë deklaratë, duke thënë se nuk ka prova për ta mbështetur atë.

Në të njëjtin mendim kanë qenë dhe një sërë mjekësh të tjerë.

Epidemiologia e OBSH Maria Van Kerkhove ka paralajmëruar se ashpërsia do të vijojë të jetë njësoj, ndërsa përsa i përket transmetueshmërisë së virusit, asgjë nuk ka ndryshuar.

Një mësim nga Italia, që mund të ndryshojë situatën

Si u shmangën 78 mijë infektime për një muaj!

“Virusi nuk ka krahë”, virologia italiane del me paralajmërimin e fortë

“Shkaku i valës së dytë të Covid-19 do të jemi ne”