MENU
klinika

Ndeshjet për vitin 2020

UEFA përcakton kalendarin e Kombëtares U-21

19.06.2020 - 12:05

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se UEFA ka përcaktuar tashmë kalendarin e ndeshjeve të Kombëtares shqiptare U-21, pas situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Shpresat tona të drejtuara nga trajneri Alban Bushi do të zhvillojnë në total pesë ndeshje, ku një prej tyre do të jetë ndeshja miqësore ndaj Sllovenisë U-21 dhe katër sfidat e tjera janë të vlefshme për eliminatoret e Euro 2021.

Përballjet e kuqezinjve do të zhvillohen në muajt shtator, tetor dhe nëntor 2020, sipas këtij kalendari:

4 shtator: Austri U-21 vs Shqipëri U-21

8 shtator: Shqipëri U-21 vs Andorra U-21

8 tetor: Shqipëri U-21 vs Slloveni U-21 (Miqësore)

13 nëntor: Kosovë U-21 vs Shqipëri U-21

17 nëntor” Angli U-21 vs Shqipëri U-21

Gjithashtu, bëhet me dije se është ndryshuar rregullorja për këtë kompeticion sipas këtij rregulli: Janë hequr “play-off”-et dhe në Europian shkojnë 9 ekipet e renditura në vendin e parë në secilin grup, 5 vendet e dyta më të mira si edhe vendet organizatore të Euro 2021, Sllovenia dhe Hungaria.

Sipas rregullit të ri, Shqipëria dhe Kosova, që gjenden në të njëjtin grup, thuajse nuk kanë kanë shanse për t’u kualifikuar. Kosova do të presë Shqipërinë për U-21 më 13 nëntor, teksa kujtojmë që ndeshjen e parë në Elbasan e fituan kuqezinjtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN