MENU
klinika

Nga Edvin Prifti

Universiteti i Oxford bën “zbulimin” e madh. Pas 5 muajsh përfunduam ku?!

18.06.2020 - 10:52

Deksametazoni, nje nënprodukt i kortizonit që niihet prej dekadash, ul vdekshmërinë në mënyrë të ndjeshme në pacientet me covid-19. Kortizoni dhe nënformulat e tij janë preparatë imunosupresive, pra që ulin imunitetin, dhe janë pjesë e domosdoshme e terapive në pacientet e transplantuar në të cilët është e domosdoshme ulja e imunitetit për të reduktuar fenomenin e flakjes. Kemi kohe qe kemi thene kete, pas studimit të kohortave të pacientëve të vdekur nga covid19.

Ne menyre paradoksale vdekshmeria e covid19 eshte shume me ulet ne pacientet e imunodeprimuar sikurse Aids, femijet, toksiokodipendente, pacientet nen kemioterapi ose popullatat e radioaktivozuara. Mjekesia klasike post Pasteur thote qe per cdo infeksion duhet te rritet imuniteti. Per sarscov2 funksionon ndryshe, pra jemi perballe nje forme te re, nje pseudo transplantimi masiv i substrateve gjenetike te cilat ne nje perqindje te rasteve japin fenomenin e citokine storm qe shkakton vdekjen. Sa here duhet te themi qe nuk vdes nga sarcov2 por vdes nga reaksioni ndaj sarscov2. Jemi perballe nje situate anormale qe kerkon ne menyre te domosdoshme kerkimin shkencor te mirefillte. Deksametazoni apo edhe produkte te tjera qe perdoren per imunodeprimim mund te jene opsione trajtimi sikurse edhe vete ciklosporina, por vetem kerkimi shkencor mund te jape perfundime.

Një gjë është e vërtetë. Faktet janë tepër kokëfortë dhe e vendosin sarscov2 dhe sëmundjen që ai shkakton covid19 në një konotacion të ri të mjeksisë postmoderne dhe si e tillë nuk përjashtohet që mënyrat e trajtimit të saj të jenë diametralisht të kundërta me ato të mjeksisë klasike që janë të afirmuara. Ajo cfarë dimë pas Pasteurit të madh është që cdo infeksion duhet të trajtohet duke luftuar infeksionin dhe duke rritur imunitetin. Gjetja e radhës qe kortizoni ka efekte te jashtezakonshme dhe qe eshte nje produkt qe ul imunitetin, na ben te mendojme qe jemi perballe fillimit te nje mjeksie me parime me te ndryshme me ato qe ne dime deri tashme.

Produkte te tjera sikurse tocilizumab apo inhibitoret e Il1 sikurse canakinumab jane perseri imunosupresor. Pra trajtimi mesa duket me i suksesshem jane imunosupresoret, pra de facto dont fight the infection but fight the reaction. Blloku i terapive funksionale po i ngjan gjithmone e me shume nje mix terapish ndaj xenotransplantave se sa ndaj nje infeksioni viral klasik. Jemi perballe nje prej momenteve me eklatante te historise se evolucionit te mjeksise ne te cilin edhe gjykimi shkencor duhet te jete sa me shume i hapur dhe open mind.

P.s. Ky është debati shkencor. Konkordon prof Ilit Ohri, prof Etmond Celiku dhe dr Maksim Basho.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN