MENU
klinika

A nisi trasporti publik?

Veliaj ultimatum për heqjen e licencës/ Çfarë ndodhi sot në Tiranë?

30.06.2020 - 08:34

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i bëri thirrje kompanive të transportit publik urban për të rifilluar shërbimin ndaj komunitetit. Duke i garantuar se do të jetë avokati i tyre në plotësimin e kërkesave, Veliaj paralajmëroi se ato kompani që nuk do të rinisin nga puna duke mbajtur peng qytetin, do të humbasin licencën.

Por çfarë ndodhi sot në Tiranë pas këtij paralajmërimi?

Tre autobusë urbanë që bëjnë këtë linjë janë riaktivizuar, ndërsa numri i qytetarëve ka qenë i pakët.

Për linjat e tjera pritet një vendim i shoqatës së urbanëve.

Operatorët e transportit publikkanë deklaruar se në këto kushte e kanë të pamundur të dalin pasi nuk mund të përballojnë koston e shpenzimeve.

Ata kanë zhvilluar protesta para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa kanë kërkuar mbështetje dhe suport nga ana e qeverisë.