MENU
klinika

‘Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë’

Veliaj ironizon sulmet për paraqitjen e tij në SPAK

30.04.2024 - 11:56

Kryebashkiaku Erion Veliaj i cili është paraqitur në SPAK, pasi paralajmëroi se do të dorëzojë dosjet për inceneratorin e Tiranës ka bërë një reagim në Instagram ku ka ironizuar sulmet ndaj tij pasi do shkonte në SPAK.“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruajtur Veliaj, i cili pasi ka shkuar në SPAK, do të jetë prezent në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit dhe një rrugë në Tiranë do të marrë emrin e Remzi Hoxhës, biznesmeni që u zhduk nga SHIK-u i Sali Berishës në vitin 1995.Pasditen e sotme, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë kanë paralajmëruar në 16:30 protestën e radhës, ndërsa mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak.