MENU
klinika

Policia bën lëvizjen e menjëhershme

Vlora ‘skuqet’ nga COVID-19

17.06.2020 - 10:58

Ditën e sotme në qytetin e Vlorës u konfirmuan nga Ministra e Shëndetësisë 7 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 35 numrin e përgjithshëm të rasteve aktive në këtë qytet.

Pas rritjes së numrit të rasteve, Policia e Vlorës ka intensifikuar kontrollet. Drejtori i policisë së qarkut Vlorë, Artion Duka ka konfirmuar se kontrollet janë shtuar kryesisht në bare dhe ambiente publike duke kërkuar nga qytetarët respektim të masave anti-covid.

Duka ka theksuar se policia ka listën dhe emrat e personave të infektuar në Vlorë të cilët janë nën monitorim. Vlora është më e riskuar aktualisht pasi janë disa vatra infeksioni, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë ndërsa nuk do të lejohet asnjë grumbullimi personash, duke kërkuar edhe nga qytetarët respektim të të gjitha masave.

“Kemi dalë në kontrollet e bizneseve a respektohen masat që duhen marrë. Nuk lejohen grumbullimet, çfarë do lloj qofshin, në mënyrë absolute. U bëj thirrje qytetarëve, është përgjegjësi individuale nëse tentojnë që të grumbullohen. Ne do të zbatojmë ligjin. Të ruajnë disntancën. U bëj thirrje dhe personave të infektuar edhe familjarëve, të respektojnë, mos dalin nga banesat. Ne i kemi të infektuarit, kemi komunikuar edhe 4 herë në ditë në telefon që të mos dalin dhe ata na thonë problemet që kanë. Kemi bashkëpunuar me bashkinë, që u çojnë ushqimet, që të mos dalin gjatë ditës. Ne jemi forcë mbështetëse e Inspektorateve. Jemi futur në një pikë rreziku. Në Vlorë ka disa vatra, po ri kemi në monitorim çdo ditë”, shprehet Artion Duka drejtori i policisë në Vlorë.