MENU
klinika

“Disa do thonë se nuk është e mjaftueshme”

Yuri Kim: Të gjitha palët bënë lëshime. SHBA krenare për marrëveshjen

05.06.2020 - 20:06

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur arritjen e marrëveshes mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Kim tha se do ketë edhe nga ata që do të thonë se marrëveshja e sotme “nuk është e mjaftueshme”, por sipas diplomates amerikane, “palët kontribuan shumë, por edhe hoqën dorë nga shumë, duke bërë që vendi të fitojë”.

“Jam shumë e kënaqur që pashë Këshillin Politik të arrijë një marrëveshje këtë mbrëmje, është rezultati i një pune shumëorëshe, nga të gjitha palët që qëndruan të ulur aty. Çdo parti, çdo person dhanë kontribut, në fund hoqën dorë nga shumë, dhe e bënë që vendi të fitojë. Disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje si jo të mjaftueshme. Por po ta shikojmë në një këndvështrim më të gjërë, kjo është një gjë që unë shpresoj se të gjithë do ta mbështesin. Sa i përket SHBA-ve, ne jemi krenarë për këtë marrëveshje dhe do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugëtimin drejt BE,” deklaroi Ambasadorja Kim.