MENU
klinika

"Edhe bashkëjetesa pa kurorë u shthur: nga martesa..."

17 shprehjet e filozofit antikrisht!

01.07.2020 - 12:07

117 vite më parë u nda nga jeta në moshën 56 vjeçare një ndër filozofët më me ndikim të periudhës së tij, autori i “Kështu foli Zarathustra” dhe ai që tha se njerëzimi nuk kufizohet vetëm nga e mira dhe e keqja, Frederik Niçe.

Frederik Niçe ishte një filozof gjerman që urrente krishtërimin dhe moralin. Filozofia e tij, gabimisht ngatërrohet me atë të nazizmit, sepse motra e tij ishte një lloj nazisteje, e cila dëshironte ta ngjallte punën e të vëllait pasi ai vdiq. Me ringjallje, kuptojmë një manipulim të rëndë për ta bërë veprën e tij të dukej anti-semite dhe pro-naziste.

Më poshtë, po ju paraqesim disa nga shprehjet më të rëndësishme të filozofit gjerman, antikrishtit dhe antimoralistit, Frederik Niçe (marrë nga “Përtej së Mirës dhe së Keqes”):

Është çnjerëzore të bekosh atje ku dikush mallkon.

Në lavdërim ka më shumë shkelje se në qortim.

Krishtërimi i dha helm për të pirë Erosit; ky nuk vdiq, por u kthye në ves.

(Për çdo parti) Një bari ka gjithmonë nevojë për një dele. Në të kundërt, do t’i duhet atij të bëhet vetë delja.

Të flasësh shumë për vetveten mund të jetë edhe një mënyrë për t’u fshehur.

Ku është pema e dijes, aty është gjithmonë parajsa.

Ajo që bëhet nga dashuria ndodh gjithmonë përtej së mirës dhe së keqes.

Ndjenja e tragjedisë shtohet dhe pakësohet me sensualizmin.

Marrëzia është diçka e rrallë te njerëzit e veçantë, ndërsa tek grupet, partitë, popujt, epokat është në rregull.

Femra e mirë dhe femra e përdalë do dru.

Pjesa e poshtme e trupit bën që qenia njerëzore të mos merret aq lehtë për Perëndi.

Fjalia më me cipë që kam dëgjuar: Te dashuria e vërtetë është shpirti që përqafon trupin.

Edhe bashkëjetesa pa kurorë u shthur: nga martesa.

Në sajë të muzikës, pasionet kënaqen me vetveten.

Nuk ka dukuri morale, por vetëm një shpjegim moral të dukurive.

I vura veshin jehonës dhe dëgjova lavdërime.

Në kushte paqeje, njeriu i luftës vërsulet kundër vetvetes.