Eksperti i Shëndetit publik, Erion Dasho ka publikuar sërish së fundmi një grafik prej të cilit ai tenton të shpjegojë sërish kujdesin që duhet të bëjnë të moshuarit për tu mbrojtur nga infektimet me Covid-19.
Më poshtë postimi i plotë:
Një grafik shumë interesant, që ilustron faktin për të cilin flas prej muajsh.
Ndonëse grup-mosha mbi 65 vjeç, përbën rreth 20% të popullatës europiane, midis personave të kësaj grup-moshe ndodhin më shumë se 90% e vdekjeve nga COVID.
Kjo është arsyeja pse unë (që nga fundi i marsit) ngul këmbë se nuk ka nevojë për masa të tipit “një masë u bën të gjithëve”, por për masa inteligjente dhe të diferencuara.
Shihni dhe zbatoni 11 pikat që kam publikuar dje në mbrojtje të të moshuarve dhe/ose personave të prekur nga sëmundje kronike.
MBRONI PRINDËRIT E MOSHUAR!
(grafiku i marrë nga Wall Street Journal)
Përtej këtij postimi, Konica.al ju rikthen sërish shkrimin e Dashos ku rendiste këshillat për të gjithë të moshuarit “Koronavirusi/ Eksperti i Shëndetit Publik këshilla për të moshuarit”