MENU
klinika

Kërcënimet e reja

Analiza: Katastrofat e së ardhmes

19.07.2020 - 11:33

Politikanët i shpërllin rreziqet e largëta, ata duhet të jenë më aktivë. Qeveritë e kanë për detyrë të jenë të përgatitura. Në vitin 1993, revista “The Economist” i tha botës që të shikojë drejt qiejve. Në atë kohë, njohuritë e njerëzimit për asteroidet që mund të godisnin Tokën ishin shumë të pakta. Ashtu si luftërat bërthamore dhe shpërthimet e mëdha vullkanike, ndikimet e asteroideve të mëdha janë shumë më të rënda sesa ndryshimet klimatike; nëse një i tillë do të shkatërronte të korrura me vlerë disavjeçare në të gjithë globin do të vdiste një pjesë e konsiderueshme e popullsisë.

Një ngjarje e tillë pa dyshim që është shumë e pagjasë. Por duke pasur parasysh pasojat, do të ishte e logjikshme që të matej niveli i ndikimit, e megjithatë, asokohe, askush nuk e merrte mundimin t’i hynte kësaj pune. Goditjet e asteroideve mund të jenë një shembull ekstrem i injorancës së qëllimshme të botës – por jo i pazakontë. Ngjarjet me ndikim të madh dhe probabilitet të ulët janë një fakt i jetës. Individët kërkojnë mbrojtjen e qeverisë nga këto katastrofa dhe nëse mund ta përballojnë, duan të jenë të sigurt. Por njerëzimi në tërësi, siç përfaqësohet të paktën nga qeveritë e botës, ka treguar se parapëlqen t’i shpërllë ngjarje të tilla, derisa vjen pika kur është i detyruar të reagojë – edhe në rastet kur kostot për marrjen e masave paraprake janë të ulëta. Kjo është papërgjegjshmëri dhe tradhti ndaj së ardhmes.

Covid-19 është një shembull tragjik. Virologët, epidemiologët dhe ekologët kanë paralajmëruar për dekada të tëra mbi rreziqet e një sëmundjeje të ngjashme me gripin që transmetohet nga kafshët e egra. Por kur sars-cov-2 lloi të përhapet, shumë pak vende zotëronin kombinimin e nevojshëm të planeve praktike, kushteve dhe aftësive burokratike për zbatimin e tyre. Ata që e kishin përtuan shumë. Deri tani, Tajvani ka regjistruar vetëm shtatë vdekje nga Covid-19 dhe ekonomia e tij ka vuajtur më pak.

Kërcënimet e reja

Pandemitë janë katastrofa me të cilat qeveritë kanë përvojë. Cilat janë atëherë kërcënimet e reja? Kurora e nxehtë dhe e zjarrtë që mbështjell Diellin – e cila ofron pamje spektakolare gjatë eklipsit diellor – lëshon në intervale të pacaktuara sasi të mëdha grimcash të ngarkuara në hapësirë. Këto shkaktojnë aurorat boreale dhe australe dhe mund të çrregullojnë rrjetet elektrike dhe komunikimet. Por gjatë një shekulli, teksa energjia elektrike është bërë vendimtare për pjesën më të madhe të jetës njerëzore, Toka nuk është goditur kurrë nga luhatje të tilla diellore të përmasave të mëdha. Nëse do të ndodhte një goditje koronale në masë (CME), të gjitha llojet e sistemeve satelitore të nevojshme për navigim, komunikim dhe paralajmërime për sulme raketash, do të ishin në rrezik.

Pjesë të mëdha të planetit mund të mbeteshin me muaj apo edhe vite, pa energji elektrike. Shanset që një katastrofë e tillë të ndodhë këtë shekull, janë paraqitur nga disa në nivelin 50:50. Edhe nëse në të vërtetë nuk janë kaq të larta, ato prapëseprapë janë më të mëdha se shanset që një udhëheqës kombëtar të dijë se kush është i ngarkuar në qeveri për të menduar për gjëra të tilla. Fakti që asnjë qeveri nuk ka parë ndonjëherë një CME vërtet të madhe, ose një shpërthim vullkanik aq të madh sa të ndikojë në të korrurat në të gjithë botën – më i fundit ishte vullkani Tambora, në vitin 1815 – mund të shpjegojë mungesën e largpamësisë së tyre. Por kjo nuk është e justikueshme.

Vëzhgimi i së ardhmes është pjesë e përgjegjësisë së një qeverie. Shkencëtarët i kanë pajisur ato me mjetet e nevojshme për përpjekje të tilla, por pak akademikë do të ndërmerrnin një punë të tillë, kur ajo nuk ofrohet, nuk nancohet dhe nuk vlerësohet. Biznesi privat mund të ndërmarrë disa hapa kur dallon rreziqe specike, por nuk do të hartojë plane për shoqërinë në përgjithësi. Natyrisht, vullkanet e Tokës dhe kurora e Diellit nuk mund të kontrollohen. Por sistemet e paralajmërimit të hershëm janë të mundura, dhe po kështu edhe të qenët në gatishmëri. Vullkanet
historikisht aktive që ndodhen pranë qyteteve të mëdha, si Fuji, Popocatépetl dhe Vezuvi, monitorohen mirë, dhe ka të paktën plane për evakuim nëse do të jetë e nevojshme. Nuk do të ishte
aq e vështirë të zgjerohej ky lloj kujdesi për të gjithë vullkanet që kanë potencialin për të ndryshuar klimën.

Qeveritë gjithashtu mund të sigurojnë që operatorët e rrjetit të kenë plane të arsyeshme se çfarë duhet të bëjnë në rast se DSCOVR, një satelit që qëndron midis Tokës dhe Diellit, jep një paralajmërim gjysmë ore përpara për mbërritjen e një CME-je, funksion për të cilin është krijuar. Sigurimi se ka kopje rezervë oine për disa pjesë jetike të pajisjeve të rrjetit do të ishte më i kushtueshëm se një alarm vullkani, dhe vetëm sa do ta zvogëlonte, nuk do ta eliminonte rrezikun. Ama ia vlen barra qiranë.

Gjithashtu nuk do të ishte e vështirë të sigurohej një paralajmërim i hershëm i pandemive të mundshme. Do të ishte e kotë përpjekja për të ndaluar të gjitha transmetimet e patogjenëve të rinj
nga kafshët e egra – megjithëse vendosja e një kuzimi në bujqësinë më intensive dhe shfrytëzimin e ekosistemeve të egra do të ndihmonte. Por, përsëri, rreziku mund të zvogëlohet. Monitorimi i viruseve që gjenden te kafshët dhe te njerëzit ku këto viruse kanë më të ngjarë të transmetohen, do të ishte një masë e dobishme.

Do të ishte e vështirë që vendet t’i besonin njëri-tjetrit për marrjen e këtyre masave dhe për arritjen e nivelit të duhur të transparencës që do ta bënte këtë besim të panevojshëm. Por, nëse ekziston një moment i duhur për ta provuar, është pikërisht ky. Para cunamit të Oqeanit Indian në vitin 2004, kishte pak sisteme paralajmëruese të hershme për cunami. Tani, fatmirësisht, ka shumë.

Mund të duket jorealiste të këmbëngulësh në gatishmërinë për rreziqe të tilla në një kohë kur ekzistojnë kërcënime më të mëdha, me të cilat po përballet bota, përfshirë ndryshimet katastroke të klimës dhe luftën bërthamore. Por nuk bëhet fjalë për të zgjedhur njërën apo tjetrën. Ndryshimet strukturore të nevojshme për të zvogëluar rreziqet klimatike – që shumë vende po i ndjekin tani, por me urgjencë të pamjaftueshme – janë të një rendi të ndryshëm. Për më tepër, qasjet që u përshtaten kërcënimeve të fshehta, kanë implikime edhe për ato më të njohurat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Virologu i njohur italian ka një lajm të mirë

“Tani është kthyer nga tigër në mace të egër”

Misteri i origjinës së Covid-19

‘Lindi nga bashkimi i dy viruseve’!


Përplasja me armë 7 vite më parë që terrorizoi Elbasanin

Arrestohet në Emiratet e Bashkuara 40-vjeçari me tre emra!

Nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryetar bashkie

Altin Dumani rendit zyrtarët e lartë të dënuar apo në hetim

Mbretëria e Bashkuar, plan ndërkombëtar për të luftuar imigracionin

Goditje e re ndaj bandave, Cameron vjen në Tiranë!