Përafrimi me praktikat mbikëqyrëse të vendeve të Bashkimit Evropian ka qenë në fokusin e takimit online të zhvilluar mes Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF, Ervin Mete dhe Presidentit të Agjencisë Kroate të Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare (HANFA), z. Ante Zigman.
Në takim u përcaktuan linjat kryesore të bashkëpunimit, ku eksperienca kroate do t’i shërbente Autoritetit. Në këtë drejtim, HANFA pritet të asistojë AMF në kuadër të mbikëqyrjes së grupeve të sigurimeve dhe mbikëqyrjes së konsoliduar të tregjeve, përgatitjes për regjimin Solvency II, digjitalizimin dhe përmirësimin e sistemeve të raportimit dhe analizës, edukimin financiar.
ZMete e falëndëroi z. Zigman për gadishmërinë dhe frymën bashkëpunuese të shfaqur nga Agjencia Kroate e Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare. Nga ana e tij, Presidenti i HANFA-s theksoi mundësitë e asistencës në drejtim të Autoritetit edhe nëpërmjet projekteve të Bashkimit Evropian.
Në takim u ra dakord për finalizimin e një Memorandumi mes AMF dhe HANFA, i cili përcakton një kuadër të qartë bashkëpunimi në të ardhmen.