MENU
klinika

Mbikëqyrja e tregjeve

Autoriteti kroat mbështet AMF

03.07.2020 - 13:14

Përafrimi me praktikat mbikëqyrëse të vendeve të Bashkimit Evropian ka qenë në fokusin e takimit online të zhvilluar mes Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF, Ervin Mete dhe Presidentit të Agjencisë Kroate të Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare (HANFA), z. Ante Zigman.

Në takim u përcaktuan linjat kryesore të bashkëpunimit, ku eksperienca kroate do t’i shërbente Autoritetit. Në këtë drejtim, HANFA pritet të asistojë AMF në kuadër të mbikëqyrjes së grupeve të sigurimeve dhe mbikëqyrjes së konsoliduar të tregjeve, përgatitjes për regjimin Solvency II, digjitalizimin dhe përmirësimin e sistemeve të raportimit dhe analizës, edukimin financiar.

ZMete e falëndëroi z. Zigman për gadishmërinë dhe frymën bashkëpunuese të shfaqur nga Agjencia Kroate e Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare. Nga ana e tij, Presidenti i HANFA-s theksoi mundësitë e asistencës në drejtim të Autoritetit edhe nëpërmjet projekteve të Bashkimit Evropian.

Në takim u ra dakord për finalizimin e një Memorandumi mes AMF dhe HANFA, i cili përcakton një kuadër të qartë bashkëpunimi në të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'përfitojnë drejtuesit e mjeteve?

AMF miraton udhëzimin për sistemin “Bonus-Malus”


Nga Russsian Today: Qëllimi është të krijojmë...

Rusia po përgatit dërgesën më të hershme të Arctic LNG në Azi

Nga Al Jazeera: Stimuli prej 1.9 trilionë dollarë mund të jetë shumë...

A mundet Joe Biden të krijojë një bum ekonomik?

Shqipëria nivel të lartë të rreziqeve natyrore

Banka Botërore sugjeron strategji për financimin e risqeve

Nga Al Jazeera/ Brian Deese: Kemi kriza të shumta...

“Për ekonominë e SHBA duhet të veprojmë tani!”