MENU
klinika

Ja ç'pritet të diskutohet të premten

Banka Qendrore Evropiane kërkesë urgjente udhëheqësve

16.07.2020 - 15:35

Banka Qendrore Evropiane (BQE) u kërkoi liderëve evropianë të ndihmojë ekonominë duke gjetur pajtim për një fond që do të mbështeste rajonet më të goditura nga pandemia e COVID-19, sëmundjes që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde tha se “një përpjekje ambicioze dhe e koordinuar” nga qeveritë “mbetet kritike”.

Të premten, drejtuesit evropianë do të diskutojnë një plan të përbashkët për rimëkëmbjen pas pandemisë.

Komisioni Evropian ka propozuar një fond të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh. Por, ka mosmarrëveshje mes vendeve anëtare se çfarë kushtesh duhet plotësuar për të pasur qasje në këtë fond.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfundon paketa e ndihmës

5 mësime nga kriza greke

Gafat e Bankës Qendrore Evropiane

A është ky fundi për euron?