MENU
klinika

Pastrimi i parave/ Raporti i BSH

Bankat e nivelit të dytë janë të rrezikuara! Problemet e zbuluara

04.07.2020 - 17:00

Asnjë nga bankat në vend nuk është e mbrojtur nga rreziku i pastrimit të parave. Në raportin Mbikëqyrës të vitit 2019 të Bankës së Shqipërisë ka rezultuar se rreziku më i madh është pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit.

Sipas raportit 5 banka në vend kanë rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave, ndërsa 7 të tjera kanë rrezik të mesëm. Në raport jepen edhe disa nga problematikat e konstatuara.

Vlerësimi për bankat për pastrim parash e financim terrorizmi

Ka pasur mangësi me kuadrin rregullator të brendshëm të bankave, ato duhet të përditësonin informacionin ligjor të klientit, në disa raste bankat nuk zotëronin dokumentet që provojnë burimin e fondeve apo parave të derdhura në bankë, të cilat mbeten kryesisht në nivel deklaratash.

Problemet e identifikuara në banka

Po ashtu ka pasur raste të mungesës së informacionit mbi vëllimin e aktivitetit apo të ardhurat nga biznesi apo mospërputhjen e të dhënave me profilin e klientit dhe aktivitetin e tij.

Raporti vijon edhe më tej ku thuhet se problem është mos-justifikimi i transaksioneve të kryera nga punonjësit e bankës, klasifikim jo të saktë të klientëve, sipas rrezikut, por kanë edhe burime njerëzore të pamjaftueshme për pastrimin e parave.

Arsyet e vlerësimit të subjekteve me rrezik të lartë

Në vitin e kaluar Banka e Shqipërisë ka bërë një vlerësim për të parë ekspozimin e 57 subjekteve financiare në vend. Nga këto 34 subjekte kanë rrezikshmëri të mesme, ndërsa rrezik të lartë për pastrim parash dhe financim terrorizmi kanë 23 subjekte. Në shqyrtim janë marrë të 12 bankat në vend, 30 subjekte financiare jo banka dhe 15 shoqëri kursim krediti.

Po ashtu në kuadër të parandalimit të pastrimit të parave Banka e Shqipërisë, ka inspektuar 97 zyra të këmbimit valutor nga 503 zyra që ishin në total në fund të vitit 2019, ku për 31 prej tyre u morën masa mbikëqyrëse dhe administrative për mangësitë e konstatuara dhe për 7 prej tyre u revokua licenca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive

"Ngrin" pagesa e kredive, për 3 muaj

Bankat nuk do kërkojnë shlyerjen e kësteve