MENU
klinika

Sot BE hap kufijtë, nga shtëpitë publike tek fluturimet e lejuara

BBC: Shpërthimi i pandemisë po përkeqësohet në Ballkan

01.07.2020 - 09:28

E Mërkura e 1 Korrikut është një ditë e madhe në Evropë, pasi kufijtë rihapen në disa vende dhe disa shtete kalojnë në fazën tjetër të lehtësimit të izolimit nga pandemia e koronavirusit.

BBC ka renditur disa nga pikat kryesore të këtij vendimi.

BE ka rënë dakord të lejojë vizitorët nga 15 vende jashtë bllokut.

Lista e “udhëtimit të sigurt” përfshin Kanadanë, Japoninë dhe Zelandën e Re, por përjashton vendet me shkallë të lartë të infeksionit – përfshirë Brazilin, Rusinë dhe SH.B.A.

Fluturimet ndërkombëtare rinisin për në dhe nga Greqia të Mërkurën. Vendi pret që të ketë 104 fluturime, sipas mediave lokale, megjithëse vizitorët nga Suedia dhe Britania e Madhe nuk do të lejohen brenda 15 korrikut

Kufiri midis Portugalisë dhe Spanjës gjithashtu rihapet. Portugalia – e cila ka rivendosur bllokime rreth Lisbonës, për shkak të rritjes së rasteve, i kishte kërkuar qeverisë spanjolle ta mbante kufirin të mbyllur për të parandaluar një numër të madh vizitorësh.

Nga 1 korriku, shtëpitë publike në Austri dhe Hollandë mund të hapin dyert pasi këto vende lehtësojnë më tej masat e izolimit.

“Punëtorët e seksit në të gjithë botën janë goditur rëndë nga pandemia”, shkruan BBC.

Por sipas BBC, “shpërthimi i pandemisë duket se po përkeqësohet në Ballkan, me shifra të infektuarish që rriten në disa vende”./PANORAMA

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës