MENU
klinika

Mediat serbe në panik

“BE i vendos ultimatum Serbisë që të pranojë Kosovën”

29.07.2020 - 08:18

Mediat serbe shkruajnë se Bashkimi Europian do t’i dorëzoj Serbisë sot një propozim-marrëveshje gjithëpërfshirëse ku i kërkohet shtetit serb të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të pranojë anëtarësimin e saj në OKB.

Kurir dhe Novosti pretendojnë se sipas tyre, burime të besueshme diplomatike, Marko Djuric, drejtorit Zyrës për Kosovën të qeverisë së Serbisë do t’i dorëzohetmarrëveshja gjithëpërfshirëse që nënkupton de facto pranimin e Kosovës.

Delegacionit të Beogradit që udhëton në bisedime me Miroslav Lajcak dhe përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës në Bruksel do t’i dorëzohet ai propozim sipas burimeve të mirënformuar diplomatike, shkruan Novosti.

Bashkëbiseduesit në këto qarqe diplomatike në Bruksel pretendojnë se përmes Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor do të dorëzohet propozimi konfidencial, me kërkesë që i njëjti t’i përcillet Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Këtë propozim BE-ja e ka përpiluar pa negociata me asnjërën palë dhe po keqpërdorë praninë e tyre në dialogun teknik. Në tekst i kërkohet po ashtu që Serbia të pranojë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare të tjera” pretendon të ketë thënë burimi medias serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Birn/ Reportazhi: Ne nuk mund të lejojmë që...

Marrëveshja Kosovë-Serbi s’duhet të anashkalojë krimet e luftës