MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

BE-në e forcoi koronavirusi. Sa keq për SHBA-në!

29.07.2020 - 15:38

Për shumë vjet, shumë politikanë dhe politikëbërës amerikanë e kanë konsideruar Bashkimin Evropian si jofunksional: një federatë që adoptoi një monedhë të përbashkët por jo masat e nevojshme për ta mbajtur atë.

Në kohën e pandemisë kritikat morën kuptim!

Italia, Spanja dhe disa kombe të tjera luftuan me virusin ndërsa udhëheqësit e tyre akuzonin ashpër BE-në.

Pesë muaj më vonë, gjërat kanë ndryshuar.

Jeta po i rikthehet normalitetit, me rihapjen e shkollave, dyqaneve dhe bizneseve. Javën e kaluar, udhëheqësit e tyre ranë dakord për 2.1 trilion dollarë paketë financiare, përfshirë 857 miliardë dollarë kredi dhe grante për rimëkëmbje një përparim drejt një bashkimi më të integruar.

Ndërkohë, evropianët i kanë mbyllur kufijtë e tyre drejt Shteteve të Bashkuara, ku koronavirusi përhapet i pakontrolluar.

Në fund të javës së kaluar, 27 kombet e Bashkimit Evropian kishin mesatarisht 81 vdekje në ditë nga covid-19; Shtetet e Bashkuara më shumë se 900.

Disa shkaqe shpjegojnë këtë pabarazi, duke përfshirë ndryshimet në SHBA dhe demografitë evropiane dhe sistemet e kujdesit shëndetësor.

Por më e dukshme mund të jetë cilësia e udhëheqjes. Bashkimi i Evropës është udhëhequr nga dy politikanë të qendrës, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

dhe Spanja shmangën gabimet e shumë shteteve amerikane. Tani ata do të jenë përfituesit kryesorë të granteve dhe kredive të veçanta të rimëkëmbjes.

Ata që e quajtën miratimin e planit “momenti Hamiltonian”, po e ekzagjerojnë. Kjo ishte një marrëveshje e njëanshme që nuk ndikon në borxhet që tashmë i detyrohen vendeve të veçanta.

Për të kapërcyer rezistencën e ashpër nga disa qeveriudhëheqësit u desh të pajtoheshin me disa kompromise të dhimbshme.

Marrëveshja duhet të aprovohet ende nga parlamentet kombëtarë, si dhe Parlamenti Evropian,.

Evropa ende mund të preket nga një valë tjetër e infeksioneve. Megjithatë BE është forcuar nga kriza, falë udhëheqësve përgjegjës të gatshëm të marrin vendime të vështira dhe të vendosin masa të rrepta.

Kjo, për fat të keq, nuk mund të thuhet për Shtetet e Bashkuara.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si e shkatërroi besimin

“Kina e ka humbur Europën…”

Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’