Shumica e testeve të koronavirusit janë të kota dhe përfaqësojnë “humbje të pastra”, tha Bill Gates.
Sipas tij, duhet shumë kohë që njerëzit të marrin rezultatet në mënyrë që më pas të izolohen.
Presidenti amerikan, Donald Trump tregoi për rritjen e kapacitetit të testimit në SHBA, madje duke e quajtur vendin një “shembull botëror” për shkak të testeve që kryhen çdo ditë.
Sidoqoftë, koha e kërkuar për të marrë rezultatet e shumë prej këtyre testeve është bërë aq e gjatë sa shumë zyrtarë shëndetësorë kanë thënë se nuk janë të dobishëm kur bëhet fjalë për ndalimin e epidemisë në të gjithë vendin.
“Me një marrëzi të tillë, nuk keni nevojë t’i jepni dikujt para për t’iu bërë një test, rezultatin e të cilit e merrni pas më shumë se 48 orë”, tha Gates për televizionin CNBC.
“Ky lloj testimi është humbje kohe. Edhe pse ka shumë testime, shumica është thjesht mbeturinë e plotë”, tha ai.