MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 33

Bylis merr tri pikë të arta me vuajtje në Vlorë

10.07.2020 - 18:47

Bylis vuan shumë në Vlorë për të marrë tri pikë, që ndoshta janë ato të mbijetesës. Ballshiotët fituan 3-2 në sekondat e fundit të takimit dhe për këtë meritë ka Flamurtari, që nuk toleron dhe luajnë lirshëm, pavarësisht se ka rënë nga kategoria.

Ndeshja nisi e qetë, me miqtë paksa më ngacmues, por të paqartë në konkluzion. Në minutën e 32-të ballshiotë shënojnë golin e parë me Malçin. Por pa kaluar as 4 minuta, Ardit Hoxhaj barazon. Talenti vlonjat shënon golin e shtatë për Flamurtarin këtë sezon pikërisht në ditëlindjen e 26-të. Pjesa e parë përfundon 1-1.

Në të dytën mallakastriotët janë akoma më shumë kërkues. Në 63’ përfitojnë një penallti të dyshimtë, që kthehet në gol nga portiere Hidi. E gjashta penallti e realizuar për të këtë sezon. Megjithatë, Ribaj në 76’ me penallti vendos barazpeshën sërish për Flamurtarin.

Bylis hidhet i gjithi në sulm për golin e fitores. Flamurtari mbetet me 10 vetë në minutat shtesë, pasi Balilaj merr dy të verdhë. Dhe në sekondat e fundit, Bylis arrin të shënojë, duke marrë 3 pikë me shumë vlerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN