Jo të gjithë e kemi fatin që të marrim ngjyrën e bekuar të çokollatës që me rrezet e para të diellit. Ka lëkura të bardha që nuk nxihen lehtë. Por ka ca truke të vogla që do të të vijnë në ndihmë.
1. Ha fruta
Theksimi i ngjyrës së bronztë duhet të fillojë që brenda. Ha sasi të mëdha frutash që përmbajnë vitamina D e A si kajsi, pjeshka, mango. Stimulojnë melaninë dhe të ndihmojnë në nxihesh më shpejt.
2. Nxihu me ujin e detit
Të lahesh shpesh në det me intervale të rregullta e ndihmon nxirjen. Sepse kripa e detit tërheq dritën mbi lëkurë. Uji që ngelet mbi lëkurë pasi del nga deti, e përthith diellin. Por sigurisht më parë duhet të vendosësh një shtresë të trashë kremi solar.
Mos u lodhni të hidhni kripë në ujin e rubinetit dhe të laheni me të. Nuk është e njëjta gjë sepse uji i detit përmban edhe minerele të tjera që nxijnë lëkurën më shpejt.
3. Nxihu me reflekset e dritës mbi ujë
Në det ose në pishinë dielli që reflektohest në sipërfaqe bëhet një diell tjetër mbi lëkurë. Për të marrë sa më shumë ngjyrë qëndro në mënyrë të tillë që reflekset e dritës të pasqyrohen mbi lëkurë. Kjo vlen edhe për rërën. Prandaj në vend të shezlongut shtrihu në rërë mbi një peshqir.
4. Bëj lëvizje në diell
Të bësh aktivitet fizik përmirëson qarkullimin dhe si rrjedhojë stimulohet melanina e lëkurës duke bërë që nxirja që jetë më e theksuar dhe e shpejtë. Shmang orët e drekës por mos rri vetëm në një vend. Bëj sa më shumë lëvizje. Shëtit në breg, luaj volejboll dhe lojëra të tjera uji dhe rëre.
5. Mbaj lëkurën përherë të hidratuar
Është shumë e rëndësishme që lëkura të jetë përherë e hidratuar dhe e ushqyer. Duke përdorur krem pas diellit, vajra dhe gjalpë ushqyes. Rrezet UVA e UVB e dëmtojnë lëkurën dhe hidratimi pas plazhit është shumë i rëndësishëm. Edhe kur lëkura është nxirë mjaftueshëm kremi i pas diellit duhet përdorur gjithmonë. Mos bëj gabim të thuash “tani jam e nxirë dhe nuk më duhet më”. Shëndeti para së gjithash!