MENU
klinika

Leclerc “shpërthen” në fund

“Çmenduri” në Austri, penalizohet Hamilton, fiton Bottas

05.07.2020 - 15:58

Një garë fantastike ka rezultuar e para e Formula 1. Me 3 ndërhyrje të makinës së sigurisë, por fundi ishte spektakolar. Bottas renditet i pari, Hamilton i dyti, por penalizohet 5 sekonda dhe përfundon i katërt dhe kështu Leclerc i merr vendin e dytë, ndërsa Norris të tretin.

Valteri Bottas e nisi në mënyrë përfekte garën, duke mbajtur presionin e ndjekësve dhe ia doli të ruante vendin e parë. Hamillton nga krahu tjetër nuk arriti të fitonte ndonjë pozicion në start, pasi e nisi nga vendi i pestë pas penalizimit që mori

Por më pasia doli të parakalojë Albon dhe Norris. Ferrari mbeti shumë mbrapa me Leclerc në vendin e shtatë, ndërsa Vettel fitoi vetëm 1 pozicion dhe shkoi në vendin e 10-të. Verstappen u tradhëtua nga marshet, po ashtu më pas edhe Riccardo dhe Stroll.

Ndërsa Magnusen tentoi të parakalonte dhe doli jashtë piste. Pikërisht me këtë episod hyn në lojë “safety-car” dhe gjithë makinat në bokse. Pas daljes, Ferrarri nuk përfiton aspak, madje Vettel gabon keq në një parakalim dhe shkon i 15-i. Mercedes vijon të kryesojë me Bottas dhe Hamilton.

Për të ardhur në xhiron e 51-të, kur “safety-car” hyn sërish dhe diferencat thjeshtohen sërish. Por sapo rinis gara, është Raikkonen ai që pëson një aksident të frikshëm, pasi goma e parë i shkëputet nga makina. Shtatë pilotë të tërhequr. Hera e tretë në pistë për “safety-car”.

Këtu ndryshon gjithcka, Albon parakalon Hamilton, por ky i fundit e prek dhe del jashët Albon. Për këtë Hamilton penalizohet me 5 sekonda. Leclerc shpërthen në fund, parakalon dy makina, Sainz dhe Perez dhe kap vendin e tretë.

Duke përfituar nga penalizimi i Hamilton, Leclerc renditet i dyti. Por Hamilton humb edhe vendin e tretë nga penalizimi, Norris e arrin në xhiron e fundit. Valtteri Bottas triumfon në garën e parë. Vetëm 11 pilotë përfunduan garën, Vettel i 10-i.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Formula 1, “pole-position”

Dominon Mercedes, zhgënjen Ferrari