MENU
klinika

Studimi

Covid-19 ka pësuar mutacion, përhapet më shpejt por është më pak vdekjeprurës

03.07.2020 - 19:17

Koronavirusi ka pësuar mutacion, që përhapet më shpejt. Mirëpo, nuk ka mutacione kaq të rënda sa mutacionet e mëparshme të virusit.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën mjekësore “Cell”, dhe ndan informacione për sekuencat gjenetike që kanë treguar një lloj mutacioni të versionit fillestar të virusit që po bëhet më dominant.

Shkencëtarët jo vetëm që kanë kontrolluar sekuencat gjenetike, por edhe kanë kryer eksperimente që përfshijnë njerëz, kafshë por edhe qeliza.

Ata e emërtuan “G614” mutacionin e ri të virusit dhe theksojnë se forma e re, më e zbutur, e koronavirusit është përhapur nga Europa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është më dominuesi, sa i përket infektimit të personave”, shprehet Erica Ollman Saphire, e cila ishte pjesë e ekipit ndërkombëtar kërkimor.

Ekspertë të shëndetit kanë zbuluar se koronavirusi pëson mutacione shumë më ngadalë se viruset e tjera, si psh ai i gripit.