Eksperti i ekonomisë Arben Malaj përmes një shkrimi ka paraqitur 9 propozime dhe ftesë për shkëmbimin e ideve se si zgjidhet kriza aktuale.
Sipas Malajt, dalja nga kriza bëhet me dy faza: Miratimi i ndryshimeve sipas marrëveshjes së 5 qershorit dhe reformim më i thellë dhe më i plotë për ndryshimet kushtetuese lidhur me sistemin dhe administrimin zgjedhor.
Shkrimi i plotë
Si zgjidhet kriza aktuale?!! 9 propozime dhe ftesë për shkëmbim të ideve. Objekti kryesor – rritja e demokracisë funksionale, reduktimi dhe eliminimi i krizave politike. Aktualisht për vendin tonë prioriteti i prioriteteve është çelja e negociatave të BE-së që është kushtëzuar me 15 kushte dhe më kryesori, që aktualisht është mbi tavolinat e partive politike është miratimi unik dhe i pa cënuar i marrëveshjes së 5 qershorit. Kriza aktuale lehtësohet edhe nga fillimi i diskutimeve për ndryshime potenciale në kushtetutë për sistemin zgjedhor, për zgjedhjet e ardhshme 2025.
Dalja nga kriza mund të bëhet me dy faza: Faza e parë – Miratimi ditën e nesërme i ndryshimeve sipas marrëveshjes së 5 Qershorit 2020. Faza e dytë – Një reformim më i thellë, më i plotë dhe më i mirë studiuar për ndryshimet kushtetuese lidhur me sistemin dhe administrimin zgjedhor.
Hapja e debatit publik për ndryshimet e ardhshme kushtetuese dhe ligjet respektive mund të përfshijë:
Rishikimin e hartës administrative – rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 100:
Reduktimin e numrit të deputetëve me rreth 30% nga 140 në 100:
Kalimin në sistemin parlamentar me dy dhoma – kërkon diskutim shumë të kujdesshëm:
Kalimin në sistemin zgjedhor nga ai aktual në mazhoritar me dy raunde:
Diskutimin e opsioneve për nivele të shëndetshme të demokracisë së pragut elekoral:
Kalimi me dy raunde i zgjedhjeve për kryetar bashkie:
Kalimi me zgjedhje të drejtpërdrejtë i anëtarëve të këshillave bashkiak – demokracia vendore është thelbi i qeverisjes demokratike:
Kufizimi me ligj që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor të bëhet të paktën 2 vite përpara zgjedhjeve të ardhshme dhe çdo ndryshim në administrimin zgjedhor të bëhet 1 vit përpara zgjedhjeve:
9.Administrimi zgjedhor të kryhet nga individë të përzgjedhur jo nga partitë politike, por të trajnuar dhe çertifikuar për njohuritë e tyre edhe juridike për menaxhimin e proceseve elektorale përpara, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve.
Keto propozime alternative jane personale bazuar ne pervojen dhe angazhimet publike dhe politike. Qendrimet PAA jane unike ne qendrimet e opzites se bashkuar.